Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit nga Tirana, u mbyt të mërkurën në Gjirin e Lalëzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 09:05

Polumbarët gjetën dhe nxorën nga deti trupin e të riut të mbytur dy ditë më parë tek Gjiri I Lalzit.
22 vjeçari nga Tirana, kishte dalë në det të hapur me një varkë.
Siç njoftoi policia për shkak të detit të trazuar varka u përmbyt dhe 22 vjeçari u mbyt, ndërsa shoku i tij arriti të dalë me vështiresi ne breg.
Trupi u arrit të gjendet pas dy ditëve kërkime nga polumbarët e forcave special RENEA.
Të paktën 15 persona janë mbytur në plazhet e vendit, ku në vazhdimësi ka pasur shqetësime për sigurinë.

