Durrës/ Pas vetëvrasjes së 54 vjeçares dyshohet se qëndron bashkëjetuesi 10 vite më i vogël

Policia e Durrësit arrestoi bashkëjetuesin e një 54 vjeçareje e cila u vetëplagos me mjet prerës dhe humbi jetën në spital.
Policia thotë se 43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Durrës, ku dyshohet se si pasojë e vetëplagosjes me mjet prerës (thikë), humbi jetën në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe
" 43-vjeçari dyshohet se nëpërmjet konflikteve me shtetasen A. D., ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike" informoi policia.
Gjithashtu, ky shtetas duke deformuar provat në vendngjarje, ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me këtë rast, informon policia e Durrësit. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
