Durrës, kosovari mashtron 32-vjeçaren dhe i merr paratë, në kërkim nga policia

Policia e Durrësit ka referuar në prokurori kallëzimin e një 32-vjeçarja për një shtetas kosovar për akuzën e mashtrimit.
Dyshohet se ky i fundit, me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi kallëzon shtetasja N. M., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1, Durrës, se me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

