Dumani raporton te Komisioni i Ligjeve: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Komisionin e Ligjeve ku u shpreh se janë sekuestruar 65.5 milionë euro gjatë vitit 2024.
"Gjatë vitit 2024 SPAK ka patur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim.
Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal.
Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta," tha Altin Dumani.

