Duka, Alibeajt: Hajde të sjellim një emër presidenti, nëse PS e rrëzon raundet e tjera i shohim nga TV
Kryetari i PAA-së, Agron Duka, anëtar i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” propozon që opozita të bëjë një hap konkret dhe të mos merret me fjalë. Të gjejë një emër të mbledhë 20 firmat dhe të dorëzojë kandidaturën.
Madje i tërhoqi dhe vëmendjen Alibeajt duke i lënë të kuptojë të mos luajë me fjalët por të kalojmë në veprime konkrete.
Agron Duka: “Duhet të gjejmë një gjuhë bashkëpunimi të gjejmë 20 firma. Ju besoj do ta digjini. Ndoshta nuk di, parashikimi im ky por ishalla gaboj. Po të jetë për sy e faqe, raundin tjetër bëjeni vetë se ne nuk vimë fare. Nuk kemi rrugë tjetër vetëm ta provojmë. Iu duket sikur po bëjmë gjëm të madhe. Nuk ma kap truri që të jetë kaq e vështirë kjo punë. Të mos tirret kaq gjatë por ta them troç. Ata tre që janë pëfaqësojnë maxhorancën por nuk e kanë në dorë vetëm këta.
Nëse e kanë ndarë mendjen hajde ta provojmë nëse jo del ajo që ne kemi menduar gjithë kohën. Por pjesa që thuhet ne bëjmë 84 për mua nuk shkon. Se dhe unë personalisht e bëj, 76 keni ju, se mos bëj ndonjë gabim në matematikë (qesh Mediu)
8 vetë i bëj dhe unë po të garantoj që 8 i bëj dhe unë. Nuk mund të shprehesh kështu. Nëse ti do ta gjesh emër konsensual nuk mund të thuash dëgjo ne pjesa e 84, konsensual do të thotë të gjithë bashkë.
Duka tha se opozita duhet të jetë bashkë në këtë pikë dhe më pas nëse maxhoranca e rrëzon kandidaturën atëherë të bojkotohen raundet e tjera.
"Duhet të tregohemi më pragmatist të mos i lodhim njerëzit kaq shumë. ne duhet të gjejmë një njeri që është pëfaqësues të mbledhim firmat e ta çojmë. Këto le ta djegin dhe ne ndjekim rrugën tonë, I shohim nga televizori dhe këto të zgjedhin të vetët"
Edhe kreu i PR-se e mbështet qëndrimin.
Fatmir Mediu: Nëse pret të bësh marrëveshje me djallin do të thotë që je gabim. Opozita o duhet të shkojë me kandidaturë ose bën gabim fatal për ti dhuruar autoritet dhe pushtet maxhorancës. Ose duhet të vendosim kandidaturat ose duhet të lërë këtë marrëdhënie që u bë e papranueshme për vetë opozitën. Hajde të ulemi me njëri tjetrin, kemi 2 -3 kandidatura dhe nëse maxhoranca nuk pranon kandidatura me autoritet që përfaqësojnë denjësisht institucionin e presidentit përgjegjësia është e tyre. Transparenca me opinionin publik është e jona.
