“DUHEJ STUDIM”/ Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave, Hoxha: Si nismë është pozitive, e nxituar, por dhe e vonuar

“DUHEJ STUDIM”/ Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave,

Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja Albana Koçiu, e cila bëri publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Eksperti aksidenteve, Gëzim Hoxha, në një intervistë për “Ora News”, e cilësoi këtë nismë një operacion policor dhe nuk ka të bëjë me një vendim të mirëfilltë qeveritar dhe rregullator.

“Ai është një operacion në fakt, jo një vendim që ndërmerr qeveria. Si nismë është shumë pozitive, e nxituar, por është e vonuar.

Është e nxituar, sepse kërkonte një studim të mirëfilltë të situatës në terren, ku të qartësohej se sa prej këtyre monopatinave tejkalojnë normat e shpejtësisë; sa prej tyre kanë shkaktuar aksidente; sa prej tyre qarkullojnë me të meta teknike; sa prej tyre qarkullojnë në sens të kundërt.

Pra, kërkohet një shkallëzim, sepse unë që jam në njëfarë moshe e përdor në shpejtësi minimale, ndërsa dikush tjetër e ka programuar shpejtësinë e monopatinës së tij me 60 km/orë dhe ky duhet të ketë patentë drejtimi, tjetri e ka me 120 km/orë dhe kjo është çmenduri.

Pra, duhet klasifikuar kjo, por nuk është detyrë e Ministrisë së Brendshme, por duhet të jetë ministria e Infrastrukturës që duhet ta bëjë një gjë të tillë, e cila duhet të përcaktojë dhe rrugët ku këto monopatina duhet të lëvizin”, u shpreh ndër të tjera eksperti i aksidenteve Gëzim Hoxha

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E AKSIDENTEVE GËZIM HOXHA

EMISIONET