"Duam kaq o ramë e vdiqëm" Rama mesazh pedagogëve: Në fillim performanca. Do rritet paga e zjarrfikësave

"Duam kaq o ramë e vdiqëm" Rama mesazh pedagogëve:

Kryeministri Edi Rama i çoi mesazh pedagogëve të cilët kërcënuan me protesta e bojkot të vitit akademik.

Edi Rama: “Me forcë dhe me ultimatum mua dhe kësaj qeverie nuk I merret  gjë. Aq më tepër në këtë kohë krize, apo kur me të gjithë rektorët kemi tryezë dhe dialog të hapur që na kanë dhënë shumë rezultate pozitive”

Rama tha se është miratuar propozimi I universiteteve për rritje page deri 20% se po shikohet dhe për një mbështetje tetër dhe se rritja do të varet nga performance e universiteteve

Edi Rama:  “Nuk do të bëjmë për Universitetin një rritje të përgjithshme të gjithë njësoj se është kundër filozofisë së reformës.  Universitetet mund ta bëjnë vetë. Na kanë kërkuar miratim për ti rritur pagat deir në 20% me të ardhurat e tyre pa cënuar asgjë tjetër. I kemi thënë patjetër mund ta bëni por me buxhetin e shtetit e të ardhurat e mbledhura nga kontributi I taksapaguesve do të shikojmë çfarë secili universitet i jep si kontribut dhe do të vlerësojmë sukseset.

Po përgatisim një mbështetje të re për Universitetin. Që do të përfshijë dhe rritje pagash nuk diskutohet por këto daljet me bllokime e kërcënime që duam kaq o ramë e vdiqëm, nuk e di si janë këto në kohë krize ku në fakt duhet të dilnin të tjerë.

Janë shumë më mirëkuptues pensionistët se këta që nuk e di nëse meritojnë dhe rrogën që kanë jo më shtesë rroge. Nuk e kam për rastin konkret por për disa që bërtasin më shumë se të gjithë dhe shpesh janë më mirë se të gjithë dhe pa meritë fare." 

Ndërkohë tha se do të rriten pagat e zjarrfikësve

Edi Rama: Po, faleminderit për këtë dhe faktikisht këtë pyetje e kam parë në disa raste dhe mbase kjo është edhe arsyeja pse është vendosur sepse është një pyetje e përsëritur dhe do të rriten, po, edhe pagat e zjarrfikësave, të cilët janë gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë shoqëri dhe në këtë periudhë kohe kur zjarret janë gjithnjë e më shumë problem dhe është e vërtetë që nevoja e rritjes së pagës së tyre është imediate dhe ne do ta adresojmë edhe atë në kuadër të rritjes së përgjithshme të pagave.

Deklarata ne nje konference per median.

EMISIONET