VIDEO/ “Dua të iki në shtëpi” - Gruaja humb ndjenjat pas orësh e bllokuar në trafik

Situata në juglindje të vendit paraqitet kaotike për shkak të devijimit të qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Pogradec.
Qytetarët kanë mbetur të bllokuar prej orësh për shkak të trafikut të krijuar nëpër rrugët alternative të cilat gjithashtu kanë shfaqur shumë probleme.
Një grua, e revoltuar bëri thirrje për t’i gjetur një mënyrë për të ikur në shtëpi. Nga ngarkesa e madhe emocionale, asaj i ra edhe të fikët.
“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat dhe të pranishmit t’i vinin në ndihmë, siç shihet në videon e publikuar nga Panorama.

