Drejtoresha Aurora Polo heq dhe zëvëndëson kryeredaktorin e lajmeve në RTSH/ Reagon Asociacioni i Gazetarëve: Në kundërshtim me ligjin, rishikoni vendimin

Drejtoresha Aurora Polo heq dhe zëvëndëson kryeredaktorin e

Drejtoresha e komanduar e RTSH, Aurora Polo ka pushuar nga pozicioni i kryeredaktorit të lajmeve të RTSH1, Olsjan Laskajn.

Gazetari Laskaj është larguar nga puna, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shkruan se ky veprim i drejtoreshës Polo është në kundërshtim me ligjin dhe bën thirrje për rishikimin e vendimit. 

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar mbi vendimet arbitrare të Radio Televizionit Shqiptar në lidhje me punonjësit e departamentit të Informacionit. Së fundmi, drejtoresha në detyrë, Aurora Polo, në kundërshtim me Statutin e RTSH dhe Kodin e Punës, ka ulur në detyrë pa një arsyetim kryeredaktorin e lajmeve të RTSH1, Olsjan Laskaj. Ky veprim ka shkaktuar largimin e tij nga puna, pasi i është shkaktuar dëm moral dhe financiar.

Teksa gara për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Publik Shqiptar është përmbyllur dhe Këshilli Drejtues pritet të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të Televizionit, AGSH dënon çdo veprim abuziv të drejtuesve në detyrë të RTSH. Ne i bëjmë thirrje organeve të RTSH që të rishikojnë vendimin e Drejtoreshës së Përgjithshme në detyrë në lidhje me ish-kryeredaktorin Olsjan Laskaj. Ne inkurajojmë organet drejtuese që të zbatojnë ligjin dhe të mos lejojnë asnjë shkelje, veçanërisht në këtë periudhë tranzicioni deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të televizionit”, thuhet në reagim

EMISIONET