Drejtonte makinën në gjendje të dehur, përpl*set me mjet bujqësor dhe lëndon pasagjeren, arrestohet 37-vjeçari

Një aksident rrugor është shënuar në fshatin Strum, ku një 28-vjeçar nga Berati, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një mjet bujqësor.
Përplasja ka sjellë dëmtimin e një pasagjereje 63-vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i aksidentit, shtetasi M. S., u arrestua në flagrancë nga policia. Ngjarja është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Strum, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin M. K., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. K., 63 vjeçe, pasagjere në mjetin bujqësor, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

