Dramat e fajdeve/ Beqiri: Shteti është i detyruar ti ndihmojë familjet në vështirësi

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ku bëri përgjegjës shtetin për gjendjen sociale ku ndodhen ato persona që investuan në firmat piramidale dhe sot nuk kanë mundësi të shlyejnë detyrimet që kanë me Entin Kombëtar të banesave.

Beqiri: Kur shteti thotë janë para të pastra dhe jepi atëherë mos ma kërko mua hesapin kërkoja vetes tënde ti si shtet. Edhe ky shtet mban përgjegjësi të rëndë dhe jo thjesht vetëm morale njerëzore se i vrave dhe i katandise këta njerëz që të flasin me vete. Në rastin konkret ti do ti marrësh dhe do ta shikosh . Ajo nuk duhet dhënë me kredi. Shteti është i detyruar ti subvencionojë.

EMISIONET