"Dosjet që trazojnë politikën", PD: SPAK të flas për incineratorët, boll më me kurbanë politikë
Incineratorët, teatri kombëtar, privatizimi i tokës te ish partizani e shumë të tjera janë dosjet në SPAK që trazojnë politikën. Në parlament opozita kërkoi hetimin e figurave të larta të PS, duke akuzuar se deri më tani kanë parë para drejtësisë kurban politik. Nga ana tjetër ishte ulsi manja që kërkoi veprime për çështjet që i përkasin qeverisë Berisha apo financimin rus
Dosjet në prokurorinë e posaçme antikorrupsion janë shndërruar në temën e përditshme të punimeve në kuvend.
Nga njëra anë opozita sjell në vëmendje koncesionin e incineratorëve, e në tjetrën deputetët e PS e çojnë vëmendjen të aferat sipas tyre të qeverive të së shkuarës. Jorida tabaku në fjalën e saj ka vënë në pikëpyetje reformën e miratuar me 140 vota duke pasur parasysh tre kontratat për djegien e mbetjeve
"Ku është sot drehtësia? Drejtësia që aq shumë e kërkuam. Drejtësia që e votuam për tu reformua me 120 deputetë.
Ndërkohë që afera korruptive prej 430 mln euro si ajo e incineratorëve vazhdon e merr para nga buxheti i shtetit. Si ka mundësi që drejtësia hesht edhe pse me zë e figurë u vërtetua se kryetari i bashkisë ka miratuar, në kundërshtim me ligjin projektin dhe koncesionin. Kjo ëshët arsyeja pse e ndërrua, kushtetutën?
Cmontuam një sistem korrupt em dakordësi që një palë të vijë këtu e të na numërojë kurbanët e rradhës," tha Tabaku.
Ka qenë ministri i drejtësisë që është kundërpërgjigjur, e sipas tij SPAK nuk është nën presionin e socialistëve. Madje ai nuk harroi as të shigjetonte Lulzim bashën
"Dhe ata që e sulmojnë SPAK-un nga mëngjesi në darkë dhe i kanë vënë epitete nga më të ndryshmet, janë te krahu juaj. Dhe nëse e do saktësisht, i ke mbas vetes. I kanë shpëtuar drejtësisë me procedurë dhe raporte mjekësore," tha ai.
Në reagime nuk kanë munguar as deputetët e PD të rreshtuar në krah të Berishës. Në vëmendje të Manjës, Edmond Spaho solli fjalën e edi ramë snë asamblenë socialistë
" Pse kryeministri në asamble i jep udhëzime dhe i ëkrkon sistemit të drejtësisë të hetojë "X" apo "Y"," pyeti Spaho.
Në fakt tashmë në SPAK janë disa dosje tejet të debatuara, ku veç incineratorëve hetime po zhvillohen për shembjen e Teatrit Kombëtar, por edhe për privatizimit të tokës të ish-kompleksit "Partizani".
