Dosja ‘5D’/ Shtyhet seanca ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 16:03

Shtyhet seanca për vijimin e gjykimit në themel në gjykatën e posaçme për drejtorët e Bashkisë së Tiranës lidhur me dosjen 5D (Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe etj).
Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të të pandehurve.
Disa nga mbrojtësit ligjor i kërkuan gjykatës t’ju vërë në dispozicion vendimin e arsyetuar për refuzimin e gjykimit të shkurtuar.
Disa javë më parë togat e zeza rrëzuan kërkesat e disa prej të pandahurve për gjykim të shkurtuar.
Seanca e radhës u la më 19 maj në orën 13:00

