Dorian Koçi jo më në krye të Muzeut Kombëtar, në vend të tij komandohet Entela Çipa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2023, 10:33

Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi i ka mbaruar mandati e në vend të tij është emëruar përkohësisht Entela Çipa.
Çipa është komanduar në vend të tij deri në shtator.
Koçi është emëruar shef për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Publikun në Akademinë e Shkencave.
Gara për drejtorin e ri të Muzeut Kombëtar është hapur tashmë prej disa muajsh.
