Domi: Vaksina jo e mjaftueshme, doza e tretë rrit antitrupat por bien shpejt, medikamenti shpëtimi

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, mjeku Arban Domi, ka komentuar situatën epidemiologjike në vendin tonë, ku ditët e fundit ka pasur një rritje numrash të infektuar.

Ai thotë se  vdekjet kanë qenë të ulëta në vendin tonë pjesërisht  si rezultat i vaksinimit dhe kryesisht si rezultat i infektimit të popullatës gjatë vitit 2020, dhe tre mujorit të parë të vitit 2021.

Domi thekson se gjithçka duhet të fokusohet në dy drejtime së pari në një vaksinë të tipit tjetër për të pasur një mbrojte më të gjerë dhe zhvillimi i sa më shumë medikamenteve  për virusin.

“Për mendimin tim avantazhi i Shqipërisë dhe numrat e vdekjeve janë të ulëta, pjesërisht si rezultat i vaksinimit dhe kryesisht si rezultat i infektimit të popullatës gjatë vitit 2020, dhe tre mujorit  të parë të 2021. Profili i rasteve të rënda dhe vdekjeve nuk ka ndryshuar ashtu si te të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, për më tepër flitet për vaksinat më serioze dhe më të sigurt, për Pfizer dhe Astrzeneca.

Jam kundra dozës tjetër por pas gjashtë muajsh përgjigjet imunitare të nxituara nga vaksinat fillojnë e  dobësohen dhe rritet numri i të pavaksinuarve. Gjithçka duhet të fokusohet në dy drejtime, së pari në një vaksinë të tipit tjetër për pasur një mbrojte më të gjerë dhe elementi i dytë është të zhvillohen sa më shumë medikamente të virusit, të cilat do të sigurojnë kontrollin virusit dhe kthimin e tij në sëmundje të zakonshme e cila është e trajtueshme.

Përsa i përket dozës së tretë, mendoj se do ishte një zgjedhje 3 ose 4 mujore, dhe kjo për vetë eksperiencën dhe të dhënat që kemi për  vaksinat për momentin që pas b6 muajsh efektiviteti i tyre bie në mënyrë drastike, dhe për arsye një dozë e tretë do të ndihmonte 3-4 ose 5 muaj. Janë bërë disa teste që tregojnë se doza e tretë rrit antitrupat, por eksperienca e dy vaksinave të para tregoi se antitrupat krijohen por bien shpejt, dhe te doza e tretë nuk shoh në ndonjë diferencë sesa dy të parat.”

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.

EMISIONET