Dom Mark Pashkja: Papa Leoni XIV është i të gjithëve tashmë, misionar i shtresave të varfëra

Përmes një interviste në edicionin e lajmeve në Ora News, Dom Mark Pashkja tha se papa i ri i zgjedhur është një papë i të gjithëve tashmë.
Dom Mark Pashkja: U vërtetua shprehja që kush futet papë del kardinal. Nëse do të ishte një papë amerikan do të ishte Prevost. Është një papë i të gjithëve. Papa i ri është personi që i mëshiron shumë karakteristika. Misionin e tij, pjesën më të madhe e ka pasur në Peru me shtresat e varfëra.
Pjesën e fundit të mandatit e ka pasur prefekt dhe vjen nga Urdhri Agustianin. Zgjedh një emër shumë tradicional për Kishin Katolike, sikurse është Leoni i 14-ë. Simpatia e tij është për një papë të madh sikurse është Papa Leoni 13-të që mbështeste punëtorët dhe shtresat sociale.
