Dollenberg: Shqipëria të mbajë mjekët këtu, i dhurojmë Europës mijëra euro
Specialistja e urgjencës Aurora Dollenberg gjatë një interviste për Ora News tha se me largimin e mjekëve jashtë vendit Shqipëria i dhuron Europës mijëra euro. Ajo tha se ajo që duhet bërë është të jepet shembulli që mjekësia e mirë mund të bëhet dhe këtu.
Aurora Dollenberg: Për sa kohë që Shqipëria prodhon për çdo vit 1 mijë mjekë të rinjë do të thotë se është një investim madhor dhe duhet të përpiqet që ti mbajë në vendin e vet. Gjithë kombi paguan taksa që këta mjek të diplomohen dhe pastaj këto largohen, pra ne i dhurojmë Europës mijëra euro. Kjo është humbja e parë. Duhet të ndryshohet dhe psikologjia e mentaliteti, të vijmë nga jashtë, të japim shembuj që mjekësi të mirë mund të bëjmë dhe këtu. Ndryshimi i psikologjisë dhe krijimi i një krenarie nacionale që dhe ne si mjek Shqiptarë klemi vlerë dhe mund ta ndërtojmë vendin tonë bashkarisht.

