Doli për peshk në lumin Seman dhe s'u kthye, nisin kërkimet për 14-vjeçarin, ja dyshimet e para

Një djalë i mitur rreth 14 vjeç mësohet se nuk e është parë prej paradites së sotme teksa mësohet se kishte shkuar për të peshkuar në brigjet e lumin Seman në fshatin Suk 1 të bashkisë së Roskovecit.
Bëhet me dije se djali shkonte për pershk në po të njëjtën zonë, ndërsa nuk është parë më aty, ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.
Banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sëndet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lumë për tu larë.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të 14 vjeçarit, edhe pse kanë filluar kontrollet nga banorë të zonës dhe blutë në të gjithë zonën ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e polumbarëve.
Informacion paraprak i policisë
Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qenë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lumë por nuk ka dalë më.
Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


