Dogji qëllimisht makinën e një 32 vjeçareje, pranga të riut në Korçë

Dogji qëllimisht makinën e një 32 vjeçareje, pranga

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi për motive të dobëta i ka vënë zjarrin makinës së shtetases S.B.

Mwsohet se i arrestuar wshtw shtetasi Andi Gjergji 31 vjeç, banues në Korçë.

Sipas njoftimit tw policisw, në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë.   

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Vithkuq, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënies në një sipërfaqe pyjore, ngjarje e ndodhur më datë 02.07.2021, në zonën e Vithkuqit, Korçë.  

Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

EMISIONET