Do të ndante k*kainën nga plehu organik në Fier, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

Do të ndante k*kainën nga plehu organik në Fier, SPAK kërkon

SPAK shpall pretencën për Samir Rosales Rodriguez, kolumbiani, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier.

Prokurori i  çështjes, Adnan Xholi, kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.

Sipas hetimeve, Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të  nxirrte kokainën e përzier në plehu organik, sasia e së cilës llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.

Ngarkesa hyri në Shqipëri në shtator 2022 dhe u dërgua drejt Frakullës se Madhe. Gjatë hetimeve, SPAK vëzhgoi kimistin dhe provoi se ai mori një kampion nga ngarkesa e Frakullës duke konfirmuar më tej se në pleh kishte kokainë.

EMISIONET