Do i vinin tritol anijes në Sarandë, por i plasi në duar, Apeli liron nga qelia Erdion Muho. E mbyll në shtëpi
Është liruar nga burgu dhe mbyllur në “arrest shtëpie”, Erdion Muho, person ky i arrestuar nga policia e Sarandës, pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë aksidentalisht shoku i tij, Armand Nelaj.
Muho, u ndalua më 28 korrik 2024, ndërsa në 30 korrik, Gjykata e Shkallë së Parë Sarandë vlerësoi si të ligjshëm arrestimin dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi kishte dyshime për përfshirjen e tij në “Shkatërimin e pronës me eksploziv” kryer në bashkëpunim, në dëm të biznesmenit, Andrea Qirjakos.
Sipas dosjes hetimore Muho së bashku me Armand Nelaj në 24 qershor 2024, kanë dashur ti shkatërojnë me eksploziv një anije turistike, që ishte në pronësi të Andrea Qirjakos, e cila qe ankoruar në portin e Sarandës.
Por plani i tyre, shkoi shumë keq në momentet e fundit të finalizimit.
Kjo pasi Nelaj kishte hyrë në ujë dhe po shkonte drejt anijes, eksplozivi që do vendoste tek trageti turistik Sarandë-Korfuz, ka shpërthyer duke i marë jetën brenda në det.
Pas hetimeve të kryera nga ana e policisë u zbulua se në këtë plan bashkë me Armand Nelaj ka qënë dhe Erdion Muho, i cili 1 vit më parë u arrestua nga policia për akuzën e “Shkatërimit të pronës me eksploziv” kryer në bashkëpuni.
Muho, nuk ka pranuar akuzën por 1 vit nga arrestimi, tashmë Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë kundër tijj nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Dosja penale kundër tij tashmë ka shkuar për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Sarandës, ku pritet që në vijim palët në këtë proces të japin argumentat e tyre.

