Djegia e UKT-së, Kraja: Rast i përsëritur, shkaku është frika nga KLSH prej abuzimeve të shumta në këtë njësi
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Akil Kraja tha se djegia e zyrave të ujësjellësit të Tiranës është një rast i përsëritur pasi ka ndodhur para disa kohësh me Ministrinë e Shëndetësisë, ka ndodhur me Ministrinë e Brendshme dhe ka ndodhur dhe me Bashkinë e Durrësit, një Bashki e cila ka pasur problematika të theksuara me tenderat publik.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, Kraja solli në vëmendje kontratën e institucionit me Klodian Zoton përfaqësues i një kompanie famëkeqe të inceneratorëve të Tiranës e cila flitet se ka vjedhur deri tani 450 milion euro pa pasur pa pasur asnjë ditë një incenerator.
Akil Kraja: "Fatkeqësia është që Shqipëria ka ripërsëritur një rast të tillë, pra ka ndodhur para disa kohësh me Ministrinë e Shëndetësisë, ka ndodhur me Ministrinë e Brendshme dhe ka ndodhur po dhe me Bashkinë e Durrësit, një Bashki e cila ka pasur problematika të theksuara me tenderat publik. Nuk ndodh diçka e tillë me bankën, me kompani të sektorit privat por ndodh çuditërisht me institucione publike. Kjo është arsyeja që unë besoj fuqimisht se ka një shkak e shkaku është frika nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ishte parashikuar këto ditë që të vijonin një kontroll të Bashkisë Tiranë nëpërmjet UKT. Kontrolli i Lartë i Shtetit me siguri do të evidentonte abuzimet e shumta në këtë njësi. UKT është në pronësi të Bashkisë tiranë dhe me gjasa kanë dashur të fshehin gjurmët e tyre. Rikujtojmë që UKT, Bashkia Tiranë ka pasur një kontratë me Klodian Zoton një kompani famëkeqe e inceneratorëve të Tiranës e cila flitet se ka vjedhur deri tani 450 milion euro pa pasur pa pasur asnjë ditë një incenerator".
