Dixhitalizimi i bankave, Berisha zbulon prapaskenat e projektit: Rama do të fusë në dorë regjistrin e kredive

Ish-kryeministri, Sali Berisha, kundërshton nismën e kryeministrit Rama për dixhitalizimin e sistemit bankar në Shqipëri.
Sipas Berishës, pas sulmeve të Ramës ndaj bankave fshihet kërkesa e tij për të marrë në kontroll regjistrin e kredive.
Berisha u bën thirrje Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe drejuesve të bankave të nivelit tëe dytë në vend që të refuzojnë kategorikisht këtë kërkesë marksiste të Ramës.
Sali Berisha: Larg duart e zeze te mafjes shterore nga bankat!Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!Miq, prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.Të dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.
Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar. Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames.
11 bankat e nivelit të dytë në vend pritet t’i ofrojnë shërbimet online, nëpërmjet platformës e-Albania.
Revolucionin dixhital e njoftoi dje kryeministri Rama, ku sipas tij qëllimi është shmangia e radhëve dhe vonesave të shërbimeve bankare.
Për detajimin e projektit është ngritur një grup pune.

