Mot i qëndrueshëm dhe me diell, parashikimi për këtë të enjte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 07:32

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.

