DITA E PAVARËSISË/Historiania Nika: Dita e sotme shënon rrugëtimin e ri të kombit tonë, kështu njihet dhe në tekste historike

Për ditën e Pavarësisë e ftuara e parë në OraNews për të folur rreth historisë dhe çfarë të fshehtash mbart Shqipëria dhe e shkuara e saj, ka qenë studiuesja Nevila Nika.
Ajo teksa ka nisur të flas për historinë e Shqipërisë, ka nënvizuar se e vërteta në fushën e historisë është e vështirë për t’u treguar plotësisht.
Nika është shprehur se dita e sotme është tepër e veçantë për shqiptarët.
“Sot është një ditë krejtësisht e veçantë nga ditët e tjera. Kemi ditë të tjera kremtuese por përsa i takon ndërgjegjes tonë kombëtare si shqiptarë, është shumë e natyrshme te ne.
Kujtimi i kësaj dite dhe simboli i saj është mbresëlënese.”-u shpreh ajo.
Historiania Nika gjithashtu ka përmendur se data e sotme në librat e historisë është shënjuar si fillimi i një rrugëtimi për Shqipërinë.
“Një ditë që shënon një rrugëtim krejt të ri të kombit shqiptar. Nisur nga kjo edhe tekstet e historisë kështu e kanë trajtuar.”-ka thënë Nika.

