"Dine Hoxha", rruga me gropa në Tiranë, flasin banorët: Morën votat e ikën

Të qarkullosh në rrugën "Dine Hoxha" në Tiranë është vështirësuar ndjeshëm si pasojë e degradimit të këtij aksi rrugor.”

Për shkak të amortizimit të saj, drejtuesit e mjeteve bëjnë manovra nga më të ndryshmet për të evituar gropat në rrugë, por kjo ka shkaktuar jo pak here aksidente në këtë segment.

“Çdo moment është burim aksidenti. Ka pasur aksidente” thonë banorët.

Drejtuesit e automjeteve si dhe banorë të zones, duke shprehur shqetësimin e tyre të irrituar, tregojnë se kërkesat drejtuar pushtetit vendor për rehabilitimin e kësaj rruge nuk kanë munguar, por kanë rënë në vesh të shurdhër.

"Ne taksat i paguajmë, jemi ankuar por nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Nuk kemi marrë zgjidhje. Se kanë vrarë mendjen, sa morën votat ikën” thonë qytetarët.

Një tjetër problem për banorët janë pusetat e hapura të cilat janë burrim i rrezikshëm infeksioni.

Edhe mungesa e trotuarëve është një problem tjetër për këtë zone, po ashtu edhe një burim aksidentesh. Vetëm një javë më parë në këtë rrugë mbeti i plagosur një fëmijë.

EMISIONET