Digjet biznesi në Dobrovë të Peshkopisë/ Dëme të mëdha ekonomike, nga zjarri u dëmtuan edhe...

Ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm përfshiu një subjekt për prodhimin e mobilerive të ndryshme në lagjen “Dobrovë” të Peshkopisë. Gjithashtu si pasojë e materiale prej druri flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar një dëm ekonoik qindra miliona lekë.
Mësohet se nga zjarri i rënë në biznesin e Lazim Miftari janë djegur disa makineri të përpunimit të drurit, një sasi e madhe dërrase si dhe materiale të ndryshme. Po ashtu janë djegur edhe disa makineri qepëse që gjendeshin në ambjentet e magazinës.
Bëhet me dije se përveç mobilerisë janë dëmtuar edhe rreth 50 koshere bletë që ndodheshin përreth godinës. Për të izoluar zjarrin janë angazhuar 9 efektiv zjarrfikës dhe 2 automjete të Bashkisë Dibër. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe 5 efektiv të shërbimit zjarrfikës Bulqizë me 1 automjet, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë se Veriut me 1 automjet dhe 4 punonjës. Policia ka nisur hetimet për të gjetur shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit ndërsa paraprakisht mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

