Digjet 55-vjeçari në Vlorë, banesa ku jetonte i vetëm u përfshi nga flakët nga një shkëndijë
Tjetër ngjarje e rëndë nga zjarret në banesa. Një 55-vjeçar humbi jetën në Vlorë, pasi apartamenti ku jetonte i vetëm u pëfshi nga flakët. Dyshimet janë se shkak mund të jetë bërë një ngrohëse me energji elektrike, por nuk përjashtohet as cigarja e harruar ndezur.
Një 55-vjeçar humbi jetën për shkak të flakëve që përfshinë apartamentin ku jetonte me qira në këtë pallat në lagjen "Rilindja" në Vlorë.
Gjergji Beqiri që mbeti viktimë jetonte aty i vetëm dhe nga banorët njihej si person me probleme të shëndetit mendor.
"Ishte i sëmurë, i vetmuar. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 6. Jetonte vetëm këtu prej 6-7 vitesh."
Dyshimet janë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndije nga ngrohësja me energji elektrike, por nuk përjashtohet as pista e një cigareje të harruar ndezur.
Flakët janë përhapur edhe në batanijen me të cilën ishte mbuluar 55- vjeçari, i cili dyshohet se humbi jetën për shkak të asfiksisë.
-
-
Evropianët ndjehen të përjashtuar nga bisedimet SHBA-Rusi
13 Janar, 07:19
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:20 të mëngjesit dhe ishin banorët e pallatit të cilët ndërhynë të parët për të shmangur rrezikun që flakët të përhapeshin me tej.
"Unë e ngrita atë."
Përgjatë vitit 2020, disa raste të zjarreve në banesa përfunduan në mënyrë tragjike duke shkaktuar viktima, mes të cilëve edhe një fëmijë.


