Dibra vijon të d*gjet/ Situata me zjarret, 4 vatra aktive, 150 hektarë u shkrumbuan
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në vend ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra, 4 prej të cilave janë ende aktive. Sipas të dhënave nga emergjencat civile, 3 vatra ndodhen në Dibër dhe një ndodhet në Mallakastër ndërsa u shkrumbuan 150 hektarë.
Prej më shumë se një javë, vatra e zjarrit në Liqenin e Luleve në Dibër, vijon të jetë aktive.
Sipas të dhënave nga emergjencat civile, sipërfaqja e djegur ka shkuar në 150 hektarë ndërsa për shuarjen e saj forcat zjarrfikëse kanë marrë dhe asistencën e ushtrisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 19 vatra mes të cilave 4 janë ende aktive. Përpos zjarrit në Liqenin e Luleve në Dibër, aktive janë ende flakët janë edhe në Malin e Lepadhisë dhe në Arras.
Përpos qarkut Dibër, një vatër aktive ndodhet edhe në Fshatin Drenovë në Mallakastër.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 394 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë dhe 1 Helikopter. Sa i përket zjarreve në pyje sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera

