Dhunuan policin e Rrugores gjatë shërbimit, një i arrestuar në Vlorë, dy në kërkim

Dhunuan policin e Rrugores gjatë shërbimit, një i arrestuar

Një efektiv i policisë rrugore në Vlorë është dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës në lagjen "Pavarësia" ose siç njihet ndryshe edhe si "Rruga e Çipajve" ku polici ndërsa ishte në shërbim është konfliktuar me tre persona dhe këta të fundit më pas e kanë dhunuar, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Për plagët e marra ai u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme.

Policia e Vlorës ka arrestuar njërin prej tyre dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Gjatë kontrollit të banesës atij u gjet një shotgan, dy krehëra me fishekë dhe disa fara të dyshuara si fara kanabis.

EMISIONET