Dh*nuan një 19-vjeçar, arrestohen dy vajza në Ksamil

Dh*nuan një 19-vjeçar, arrestohen dy vajza në Ksamil

Dy vajza, 18 dhe 22 vjeçe, janë proceduar penalisht pas një sulmi ndaj një të riu 19-vjeçar në një lokal në Ksamil.

Viktima është goditur me grushte dhe gurë, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetaset L. H., 18 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe B. M., 22 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi V. Xh., 19 vjeç, banues në Ballsh, se më datë 20.08.2025, në një lokal në Ksamil, për motive të dobëta, është goditur me grushte dhe gurë nga këto dy shtetase.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET