Dhunoi e vodhi 73-vjeçaren, arrestohet 25-vjecari që i mori varësen të moshuarës në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 14:01
Një 25-vjeçar u arrestua në lushnje pasi duke ushtruar dhunë fizike i mori një varëse floriri nga qafa një të moshuar.
Sipas policisë, Panajot Leka dhunoi dhe vodhi gruan 73-vjeçare në zonën e Stacionit të Trenit.
I riu u identifikua dhe arrestua disa orë më pas nga Policia që i gjeti edhe varësen që ai i mori gruas së moshuar.
Ndërkohë një 39-vjeçar u arrestua në Fier pasi plagosi me thikë një 35-vjeçar pas një konflikti.



