Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Korçë

Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë

Një 62 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Bashkëshortja më pas u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET