Dhunohet punonjësja e OSHEE në Tiranë, shpallet në kërkim agresori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 17:52

Një punonjëse e OSHEE është dhunuar fizikisht nga një person. Ngjarja ka ndodhur tek një biznes lokal në zonën pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.
38-vjeçarja sipas të dhënave paraprake ka qenë në detyrë teksa kryente matje tek një sahat në një biznese kur ndaj saj është ushtruar dhunë.
Policia po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarje në rrugën “Artan Lenja”. Ndërkohë 38-vjeçarja vijon të marrë ndihmë mjekësore si pasojë e plagëve që ka marrë nga dhuna.
