Dhuna e 8 janarit, Himçi: Skenar i përgatitur nga shoqata Basha-Bardhi në bashkëpunim me policinë e Ramës

Sali Berisha është përjashtuar përfundimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Kryesisë  e cila zgjati rreth 7 orë ditën e djeshme 11 janar, u vendos edhe  përjashtimi i 7 anëtarëve dhe pezullimi i disa mbështetësve të tjerë të ish-kryeministrit Berisha.

Anëtari i PD-së, Blendi Himçi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se Basha është shkarkuar bashkë me kryesinë e tij më 11 dhjetor dhe më pas nga vendimi prej 44 mijë votash i cili ka ratifikuar vendimin.

Himçi është në listën e 20 personave të pezulluar nga kryesia e PD. Ai tha se nuk i njeh vendimet që ka lëshuar deputeti Basha karshi Komisionit të Rithemelimit.

Himçi tha se Prokuroria nuk mund të thotë nuk ka prova kur vetë Basha ka deklaruar se nuk ishte gaz por ishin bombola zjarrfikëse që janë akoma më të dëmshme se gazi lotsjellës.

Himçi: Me gojën e vet pohon se ka konsumuar një vepër penale dhe Prokuroria duhet të kishte prerë fletë-arresti për të gjithë ata mercenarë që nuk kishin asnjë lidhje me PD dhe që një pjesë e tyre ishin të armatosur. Ishte një skenar i përgatitur nga shoqata Basha-Bardhi në bashkëpunim me policinë e kryeministrit Rama që sot janë në një aleancë që unë do ta quaja shoqata Gazi. T'i lëshosh demokratëve të tu që të kanë ardhur pas për 8 vite dhe kanë marrë gaz lotsjellës nga Edi Rama, po kurrsesi nuk na shkonte në mendje që të merrnim gaz nga deputeti Basha.

Zoti Himçi tha se Basha ka krijuar një çarje jashtëzakonisht në madhe në parti  pavarësisht se ai nuk e pranon.

Poll

Himçi: Nuk guxon ai apo deputetët e tjerë të zbresin në bazë dhe të ballafaqohen me bazën, ku vetë zoti Basha nëse do kaq shumë PD dhe nuk kërkon çarje le të futet në votëbesim dhe të shikojë çfarë mbështetje gëzon.

Më tej, Himçi tha se gjatë protestës të 8 janarit xhamat janë thyer nga jashtë dhe nga brenda. Sipas tij thyerja e xhamave nga brenda u bë për të provokuar turmën dhe për ta nxitur atë që të sulmonte godinën. Ai tha se dhuna ka qenë vetëm ndaj protestuesve dhe nuk ka pasur asnjë mercenar të dhunuar. 

Ditën e sotme, 12 janar 34 personat e ndaluar për protestën e 8 janarit u liruan. 

Vendimi për përjashtim nga Kryesia u mor edhe për Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. 

EMISIONET