Dhoma gjermane: Emigrimi masiv, shqetësimi kryesor në Shqipëri, ka sjellë mungesë të madhe punëtorësh
Emigrimi masiv është kthyer në shqetësim edhe për investitorët gjerman që kanë aktivitetet në Shqipëri. Në sondazhin e fundit mungesa e punonjësve është ndër pikat kryesore duke i shtuar kostot e punës dhe energjisë.
"Ka kaluar në vend të parë mungesa e forcës së punës, në vend të dytë kostot e punës dhe në vend të tretë kanë kaluar çmimet e energjisë dhe lëndëve të para," tha Bledar Mankollari.
Madje edhe trajnimi i tyre synohet të realizohet brenda vetë bizneseve.
"70% e kompanive do të bënin përsëri të njëjtën gjë dhe të investonin në Shqipëri dhe 30% nuk do të donin më të investonin," tha ai.
Hapja e negociatave të integrimit ka sjellë më shumë shpres te investitorët. Madje pjesa dërrmuese e tyre do të zgjidhte të rikthehej në Shqipëri.
"Produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve dhe kosto e punës, pavarësisht se kanë rënie qëndrojnë akoma në vend të parë. Ka një rritje domethënëse tek negociatat për anëtarësim në BE," tha ai.
Në sondazh rezultati sa i përket sigurisë juridike, transparanca në tendera dhe çështjet e administratës, mbesin sërish shqetësim thuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.