D*gji banesën e një gruaje për shkak të borxhit të djalit të saj, arrestohet 27-vjeçari

Në Roskovec, një 27-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se i vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj kishte borxh parash.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 gjatë kohës që pronarja nuk ishte në shtëpi.
Pas kallëzimit të marrë, policia organizoi menjëherë hetimet dhe arriti të identifikojë dhe arrestojë shtetasin Edusjon Zyka, banues në Fier.
Fatmirësisht, zjarri shkaktoi vetëm dëme të pjesshme materiale. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi:
Roskovec
I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, identifikohet, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Edusjon Zyka, 27 vjeç, banues në Fier.
27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.
Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

