Detajet e reja nga shpërthimi në "Don Bosko"/ Autori ishte i maskuar, ja e kujt është banesa
Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në "Don Bosko". Në banesën e Aranit Beqirit është është hedhur lëndë shpërthyese tritol.
Nga pamjet e sigurisë ka rezultuar që tritoli është hedhur nga një person i cili ka qenë i maskuar me kapuç në kokë.
Tritoli është hedhur në oborr dhe nuk ka dëme materiale. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes duke qenë se Aranit Beqiraj nuk është në Shqipëri, por jashtë vendit.
Për pronën nuk ka konflikte ndërkohë që është proceduar para disa muajsh nga policia për ndërtim pa leje pasi ka nisur rikontruksionin e shtëpisë pa leje.