DETAJE TE REJA/ 12 orë për të nxjerrë nga humnera Nënkomisarin. Policët me sytë nga helikopteri, duhen 6 orë në këmbë për ta shpëtuar

DETAJE TE REJA/ 12 orë për të nxjerrë nga humnera

Policia e Shkodrës jep detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Dukagjin ku njëri nga policët pjesë e operacionit të kontrollit për parcela kanabis u rrëzua në humnerë.

Ngjarja është regjistruar dje (27 maj 2022) por vetëm sot paradite (28 maj) u mësua 

"Me datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e  veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë. Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup" njoftoi sot policia e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s u janë dashur 12 orë përpjekje për të nxjerrë 54 vjeçarin nga humnera dhe për ti dhënë ndihmën e parë dhe për ta nxjerrë deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin  e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore.

Ku eshte helikopteri?

Policia e Shkodres kerkon ndihmën e helikopterit për ta transportuar pasi nuk shkon makina dhe është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë.

"Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë"

Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë

EMISIONET