Detaje nga tragjedia në Maliq, gazetarja: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po "lufton" me jetën


Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e djeshme, ku një 40-vjeçare  dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Viktimat janë Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe djali i saj, L. Azizllari.

Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare ndodhet në QSUT, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të shumta në trup.

Gazetarja Sonila Musai raporton se 6-vjeçarja, e mbijetuara e tragjedisë së Maliqit po "lufton" me jetën

Sipas burimeve, dy fëmijët ishin vetëm në banesë dhe dyshohet se po luanin me shkrepëse në momentin kur shpërtheu zjarri. Nëna ndodhej te fqinjët dhe, kur është kthyer, ka gjetur banesën e mbuluar nga tymi.

Ajo arriti të nxjerrë vajzën jashtë, por kur u rikthye për të shpëtuar djalin, fatkeqësisht mbeti e bllokuar brenda dhe humbi jetën së bashku me të birin.

 

EMISIONET