DETAJE nga aksioni surprizë në Korçë/ Kush është i ndaluari që u nxorr nga “Audi”, i akuzuar për pl*gosjen e dy personave në Sarandë (EMRI)

Detja të reja janë zbardhur lidhur me operacionin "Blic" në Korçë. Bëhet me dije se në pranga është vënë Ramadan Zoto, autor i dyshuar i ngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar. Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi”.
Nga pamjet e publikuara duket se forcat e policisë kanë bllokuar mjetin tip “Audi”, duke nxjerrë një nga personat në mjet.
Lidhur me plagosjen e dy personave në Sarandë, më herët ishte arrestuar një tjetër i dyshuar, Artan Murtaj, 43 vjeç. Murtaj ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.

