DETAJE/ Gjirokastër, humb jetën gjatë natës turisti gjerman 72-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër, ku një turist gjerman 72-vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të natës.
Sipas të dhënave të para, ai ndodhej në një hotel të qytetit kur dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për H. S., 72 vjeç, i cili është gjetur i pajetë në dhomën e tij të hotelit.
Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Gjirokastër/ Në orët e para të mëngjesit të datës 06.09.2025, është gjetur në dhomën e një hoteli, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi gjerman H. S., 72 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vlerësim.

