Destinacionet për pushimet/ Shqiptarët preferojnë të udhëtojnë jashtë, risi këtë vit edhe pushimet malore

Me nisjen e sezonit të verës shqiptarët tashmë kanë filluar dhe me prenotimet. Sipas agjensive turistike Greqia dhe Turqia janë zgjedhjet e para për pushime jashtë shtetit, por risi këtë vit është edhe turizmi malor.

Sezoni i verës ka nisur dhe shumë kanë filluar të mendojnë për pushimet.

Të shumtë janë ato që duan të pushojneë jashtë Shqipërisë.

Greqia dhe Turqia jane vendet më të frekuentuara ku çmimet për një paketë 1 javore për një person varjon në 700 euro.

"Destinacioni i shqiptarëve këtë verë për të kaluar pushimet mbetet Greqia, duke filluar me plazhet e Korfuzit, Lafkadës, Kretëz, Zakynthos, plazhet e Mesdheut. Gjithashtu përmendet dhe Turqia për çmimet konkuruese dhe çmimet që ajo ofron. Është dhe Kroacia. Çmimet janë konkurruese por shqiptarët priren më shumë për ti kaluar pushimet jashtë shtetit.

Po marrim shembull Turqinë, për një person me paketë All Inclusive, me hotel me 4 yje, fillon nga 700 euro për një javë. Edhe tek Greqia varjojnë nga 500 euro deri në 800 euro. Në plazhet e Jugut, po marr Sarandën ku çmimet variojnë për rreth një javë 1000 euro," tha ai.

Opsionet janë të shumta dhe sigurisht që shumë zgjedhin të pushojnë dhe në Shqipëri ku jugu mbetet dhe si destinacioni më i kërkuar.

"Në Shqipëri më i kërkuar është Jugu me plazhet e Vlorës, Sarandës, Borshit, Ksamilit etj," tha ai.

Gjatë verës shumë pushues zgjedhin të shijojnë dhe bukuritë që fal natyra malore.

"Jo të gjithë personat e preferojnë pjesën e plazhit, ka dhe persona që i organizojnë pushimet e tyre në zonat malore. Këtu përmendim Thethin, Valbonën, Lëpushën, Vermoshin, Plavë, Guci," tha ai.

 

EMISIONET