Me 8 pako kanabis të fshehura në gomën rezervë drejt Hanit të Hotit, arrestohet çifti nga Shkodra

Me 8 pako kanabis të fshehura në gomën rezervë drejt Hanit

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi janë kapur duke trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Shtoi”, në pranga kanë çifti nga Shkodra F. K, 28 vjeç dhe K. G., 23 vjeçe.

Po ashtu policia ka sekuestruar dhe 8 kilogramë kanabis, që ishin të fshehura në gomat rezervë të automjetit. 

 “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori Kundër Narkotikëve, se shtetasi F.K, po transportonte lëndë narkotike me automjetin e tij, në drejtim të PKK Hani i Hotit me qëllim trafikimin e saj, menjëherë është organizuar dhe koordinuar puna me Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe autoritetet doganore ku automjeti sëbashku me drejtuesin dhe pasagjeren sapo kanë hyrë në pikën e kalimit, janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.”- njofton policia. 

Materialet do ti kalojne Prokurise se Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëteshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

EMISIONET