Dështon seanca e parë në GJKKO për gjykimin e çështjes së incineratorit të Elbasanit në themel
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar në themel.
]Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë ë, dhe avokati i kompanisë "Albtek Energi shpk".
Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho që ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake.
Në themel me autoririzim kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit, i është bashkuar përfaqësimit të akuzës edhe Arben Kraja.
Prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit të të pandehurve pasi ata u bënë shkak për shtyrjen e seancës.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk ishin të pranishëm.
Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa.
Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.
Seanca e radhës u caktua me 7 prill, në orën 14:30, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të zhvillohet çdo të enjte 09:30
Ndërkohë Gjykata vendosi që t’i kërkohet informacion nga Interpol Tirana nëse janë ekzekutuar apo jo masat arrest me burg për Stela Gugallën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.