Dervishi: Në fillimi kishim besim se ishin ndërkombëtarët, sot reforma në drejtësi s'ka rezultate

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se në fillim kishte një besim për reformën në drejtësi sepse kishte mbështetjen e amerikanëve.

Por sipas tij, tashmë kjo reformë nuk ka dhënë një rezultat të madh dhe se sistemi i drejtësisë është paralizuar.

Dervishi: Unë kam besuar se reforma në drejtësi do të bënte një hap meqë ishin amerikanët. Secili prej nesh mund të tregojë histori se si drejtësia nuk ka funksionuar. Meqë u futën amerikanët ne kishim besim se do të bëhej.

Një hap mund të këtë, por në tërësi nuk po shohim hapa të mëdhenj. Është paralizuar sistemi sepse janë paragjykuar gjykatat. Për mua është bërë me dëshirë për ta shkatërruar me qëllim. Duhet të ishte filluar procesi nga poshtë, jo nga sipër.  

 

 

EMISIONET