Dervishi: Mekanizmi i prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth duket si një grackë

Ferdinand Dervishi, gazetar i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se mekanizmi i prishjes së ndërtimeve ne Theth duket si një grackë.

Dervishi: Unë do ta lidhja më shumë me gjendjen psikologjike të kryeministrit pas zgjedhjeve.

Ku shikon që akoma nuk janë certifikuar nga ndërkombëtarët zgjedhjet ku i duhet të shpërndajë vëmendjen nga djegia e tmerrshme e mbeturinave në Elbasan.

Ndërkohë që i ka dështuar e gjithë skema e inceneratorëve.

Një skandal i vërtet, që iu ka hequr shqiptarëve gjysëm milliardë euro.

Për të shmangur mendjen mund të jetë një hipotezë.

Mekanizmi mua më duket si një grackë jo e menduar me kast por që ka formën e një gracke.

Kryeministri ka qenë aty para një viti dhe ai thoshte që gjërat po shkojnë mbarë me fitoren e bashkisë së Shkodrës nga PS dhe thotë unë nuk vija më parë dot në Theth.

Por unë tani vij se ne kemi bërë disa gjëra ku kishte bërë gati edhe disa legalizime në mos gaboj.

Kur i ka dhënë ato legalizimet aty gjendet edhe thelbi i gjithë gjësë.


 

EMISIONET