Denoncimi i Berishës: Luan Hoti ka blerë votat me 50 mijë lekë, porosia që u dha qytetarëve

Denoncimi i Berishës: Luan Hoti ka blerë votat me 50 mijë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim duke thënë se kandidati për kryetar Bashkie në Durrës Luan Hoti, ka blerë votat me lekë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë mesazhin e në qytetari, Berisha shprehet se Hoti u ka dhënë njerëzve nga 50 mijë lekë për ta votuar.

Berisha ka publikuar një foto që shihet e shënuar me një kryq. Sipas Berishës, Hoti për të dalluar që personat që u ka dhënë paratë kanë votuar vërtet për të, u ka thënë ta bëjnë kryqin e lakuar, si në foto.

Postimi i lotë:

Kujdes! Kujdes!

‘X’ me grremç eshte vote e shitur,

-te hidhet ne kosh te plehrave!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.

Doktor Luan Hoti po blen elektoratin me lek ne Manze. Po shperndan me njerzit e tij nga 50 milek te vjetra per person U kane then me votuar keshtu. Po te nga se foton. Tek kryqi pak me lakim Qe ta kuptojne qe jane ata qe u ka dhene leket dhe kan votuar per luan hotin

Denoncimi i Berishës: Luan Hoti ka blerë votat me 50 mijë

EMISIONET