Tjetërsoi tokat tek Rana e Hedhun/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

16 muaj burg do të vuajë ish kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Dy nga punonjësit e tij janë shpallur të pafajshëm ndërsa gjkko ka lënë në shërbim prove katër të tjerë. 66 mijë metër katrorë tokë të tjetërsuara në mënyrë të paligjshme do ti kalojnë sërish shtetit. 

GJKKO ka dënuar me 1 vit dhe katër muaj burgim ish kryetarin e bashkisë Lezhë si dhe me ndalim për të kryer funksione publike për një periudhë pesë vjeëare.

Vendimi erdhi pas përfundimit të gjykimit mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe tjetërsimit të pronave në këtë bashki.  Vuajtja e dënimit sipas gjykatësve do të nisë në momentin që ai do ta marrë formë të prerë.

Ndërkaq ish drejtori i zyrës urbanistike Sokol Toma është dënuar me një vit, por gjkko e ka kaluar në shërbim provem ashtu dhe ëpr Gjovalin Markun dhe Adiona Martinin.

Pushimin e ëështjes e ka marrë juristi bledar cara dhe ish nënpunësja e bashkisë Juxhina Mema

Ndërkaq në emër të shtetit do të kalojnë dy sipërfaqe toke respektivisht 27 mijë metër katrorë dhe 39 mijë metër katrorë të ndodhurra në malin e rencit, si dhe 8 mijë metër katrorë dhe një hapësire 1148 metër katrorë të ndodhura në lezhë

Hetimi për ta nisi në vitin 2019 me dyshimin e ndryshimit të destinacionit për rreth 66 mijë metër katrorë sipërfaqe toke. Vlera e parcelave në atë kohë shkonte në 13 milionë euro.

Në vitin 2022 spak përfundoi hetimin dhe vendosi vënien në sekuestro të tyre ndërsa e dërgoi ëështjen në gjykim.

EMISIONET