Dënimi i Llallës, ambasadorja Kim: Më vjen mirë që SPAK po jep rezultat, të gjithë janë të barabartë para ligjit

Dënimi i Llallës, ambasadorja Kim: Më vjen mirë që SPAK

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të GJKKO për dënimin e Adriatik LLallës me 2 vite burg.

Ambasadorja Kim shprehet se kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet.

"Më vjen mirë që SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush - pavarësisht sa i fuqishëm - nuk është mbi ligjin. Kur të GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë."

EMISIONET